Regjim i veçantë i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të dy garave

Nga Xh M
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 prill Zhurnal.mk – Nesër, duke filluar nga ora 07:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të komunikacionit në tre intervale kohore nga pesë minuta secili: nga 07:00 deri në 07:05, nga 08:00 deri në 08:05 dhe nga 09:00 deri në 09:05. Këto masa ndërmerren për shkak të zhvillimit të garës në vrapim malor “Vodno-Matka Trails 2026”.

Gara do të nisë dhe përfundojë në kompleksin “Fshati Maqedonas”, ndërsa traseja përfshin një pjesë të rrugës publike deri në fshatin Nerez i Epërm (te xhamia), pas së cilës vazhdon në shtigje malore, njoftojnë nga MPB.

Po ashtu, nga ora 10:00 do të zhvillohet edhe një garë rrugore në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit. Traseja e saj fillon nga bulevardi “Ilinden”, pranë fontanës “Lotus” (start dhe finish), vazhdon drejt përgjatë bulevardit deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori”, ku bëhet kthim gjysmë-rrethor dhe rikthim në pikën e nisjes.

Për shkak të këtyre aktiviteteve, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të vendosë regjim të veçantë të trafikut, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet në rrugë alternative.

MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e policisë në zonat ku do të zhvillohen aktivitetet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër