Shpërthen zjarr pasi një raketë iraniane godet një fabrikë në jug të Izraelit

Nga Xh M
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tel Aviv, 4 prill Zhurnal.mk – Një zjarr ka shpërthyer pasi një raketë iraniane goditi një fabrikë në një zonë industriale në Negev, në jug të Izraelit, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite tha se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të interceptuar raketat që u identifikuan si të lëshuara nga Irani.

Sipas transmetuesit izraelit, Channel 12, sirenat u aktivizuan në qytetet Beersheba dhe Arad, si dhe në rajonin Negev, për shkak të sulmit me raketa të Iranit që shënjestroi jugun e Izraelit.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale treguan një zjarr në fabrikën në zonën industriale, me tymin që ngrihej nga vendi i ngjarjes.

Gjatë sulmit të dytë të Iranit që shënjestroi Izraelin qendror, sirenat u dëgjuan në një zonë të gjerë, përfshirë zonën Gush Dan, të njohur si “Tel Avivi i Madh”.

Gazeta Yedioth Ahronot raportoi se një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi në zonën Rosh HaAyin pranë Tel Avivit si pasojë e sulmit me raketa.

Në Petah Tikva u raportua se një ndërtesë u dëmtua, ndërsa disa rrugë në Tel Aviv pësuan gjithashtu dëme.

Në një deklaratë, shërbimi i emergjencës izraelite Magen David Adom tha se ekipet u dërguan në zonat e prekura në Tel Aviv dhe Bnei Brak.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër