Rënie e madhe e qarkullimit në industri

Nga Xh M
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e qarkullimit në industri gjatë muajit janar. Krahasuar me janarin e kaluar, rënia është për 9.4 përqind.

“Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit janar të vitit 2026, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2025 vërehet rënie prej 13.9%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që në tregun vendor ka pasur rënie për 36.8 përqind, ndërsa në atë të jashtëm 5.3 përqind.

Krahasuar me janarin e kaluar, në janar të këtij viti u regjistrua ulje më e madhe te prodhimi i metaleve (24.4 %), ndërsa rritje më e madhe te prodhimi i produkteve themelore farmaceutike (8.6 %).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër