Reshje lokale shiu me intensitet të ulët e alternime kthjellimesh

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 maj Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në lindje e jug nga ku edhe do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, përqendruar në relievet kodrinore – malore të territorit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s,  shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 15/21 Diell re shi
Kukës 11/19 Re shi diell
Lezhë 15/20 Diell re shi
Dibër 9/18 Re shi diell
Durrës 13/22 Diell re shi
Tiranë 17/22 Diell re shi
Elbasan 12/23 Re shi diell
Berat 12/24 Re shi diell
Vlorë 14/23 Diell re shi
Korçë 9/18 Re shi diell
Gjirokastër 7/22 Diell re shi
Sarandë 12/21 Diell re shi

artikuj të ndërlidhura