Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit

Nga D. V.
110 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 prill Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, e lokalisht në intervale të shkurtra kohore në jug e lindje me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Në zonën e Alpeve, dhe në verilindje e juglindje në lartësitë mbi 1200-1400 metra parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina, bregdet dhe male hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 12/19 Re shi diell
Kukës 5/13 Re shi, borë/diell
Lezhë 13/19 Re shi diell
Dibër 8/17 Re shi, borë/diell
Durrës 13/19 Re shi diell
Tiranë 14/19 Re shi diell
Elbasan 12/18 Re shi diell
Berat 12/19 Re shi diell
Vlorë 14/19 Re shi diell
Korçë 5/8 Re shi, borë/diell
Gjirokastër 12/16 Re shi diell
Sarandë 15/18 Re shi diell

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër