Tiranë, 22 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit–Fratar.
Rama shprehet se ky është një segment i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Mallakastrës.
Kreu i qeverisë thekson se aksi rrugor prej 43.6 kilometrash pritet të përmirësojë ndërlidhjen dhe të nxisë zhvillimin ekonomik lokal.
Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i trotuareve, si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.
Investimi në infrastrukturën rrugore do të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike për gjithë zonën ku kalon gjurma e kësaj rruge.
