Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e vendit në aleancën euroatlantike.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Shqipërisë si një aleate e denjë në shërbim të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Begaj shprehu gjithashtu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë kontribuar me dinjitet krah aleatëve në çdo mision ku është kërkuar prania e tyre.

Presidenti theksoi se, Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një faktor stabiliteti dhe sigurie, duke shtuar se vendi do të vijojë të kontribuojë krah aleatëve për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër