Revizioni konfirmoi paregullsi në punën e Arkivit Shtetëror

Nga B.M
565 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shkurt – Dobësi në regjistrimin e kërkesës dhe detyrimeve, parregullsi në realizimin e të ardhurave, dhënien e lëshimeve dhe shpërblimeve, kompensime të paguara pa bazë ligjore, pagesë e tatimit të vlerës së shtuar për shërbime të ndërlidhura me veprimtarinë themelore dhe dobësi në përballjen dhe realizimin e furnizimeve publike, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) në raportin revizor për Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në rapotin e publikiuar sot ESHS shpreh mendim të pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare të Arkivit, si dhe për harmonizimin me rregullativë ligjore, udhëzimet dhe polirikat e vendosura.

Me revizion është konstatuar edhe mospërmbushje të kushteve themelore që duhet t’i posedojnë edhe depot e Arkivit Shtetëror për të mbrojtur materialin arkivor, si dhe kushtet për mbrojtje nga qasja e paautorizuar në materialin arkivor dhe dokumentar. Gjithashtu, nuk ishte kryer edhe regjistrimi i azhurnuar dhe kronologjik i lëvizjes së rezervave të botimeve të botuara.

Për tejkalimin e gjendjeve të vërtetuara janë dhanë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve nga personat dhe autoritetet kompetente.

Gjithashtu informohet se personat përgjegjës të Arkivit Shtetëror kanë paraqitur komente mbi draft-raportin për periudhën që i nënshtrohet auditimit.

“Vërejtjet janë shqyrtuar dhe  është konstatuar se disa prej tyre nuk pranohen sepse nuk u paraqitën prova të reja për ndryshimin e kushteve të identifikuara. Disa nga komentet janë një njoftim për arsyet e kushteve të identifikuara, ndërsa të tjerat janë një njoftim për masat që do të merren për kapërcimin e kushteve të identifikuara duke miratuar Ligjin e ri për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore”, vëren ESHR.

Raporti i plotë është i disponueshëm në KRI_Drzaven_arhiv_smetka_637_FINAL_pdf_0.pdf.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër