Rrahmani: Ky ngërç tejkalohet vetëm kur të bëhemi bashkë me popullin

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka kritikuar situatën politike në vend, duke thënë se synohet kthimi i autoritarizmit dhe kontrolli i institucioneve nga një person, raporton Ekonomia Online.

Rrahmani, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, tha se kjo situatë, sipas tij, i konvenon atij që ka uzurpuar institucionet dhe se do të përdoren të gjitha mënyrat për zgjatjen e këtij pushteti.

“Me kthy në vendin tonë autoritarizmin, me u kontrollu gjithçka prej një njeriu. Kjo situatë i konvenon dikujt që i ka uzurpuar institucionet, ndaj do të provojë çdo mënyrë me i zgjatë jetën këtij lloj pushteti të dhunshëm të gjitha institucioneve që i ka uzurpuar. Ky ngërç dilet vetëm kur të bëhemi bashkë me popullin”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër