Rrahu partneren filipinase, arrestohet 51-vjeçari nga Tetova

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 12 shtator Zhurnal.mk – 51-vjeçari nga fshati Rakovec i Tetovës, është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij, shtetase e Filipineve.

Sipas policisë, gruaja 46-vjeçare, me qëndrim të përkohshëm në Krushevë, ka raportuar se më 1 shtator, pas një debati të shkurtër, partneri i saj e ka sulmuar fizikisht në banesën ku jetonin së bashku në Tetovë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ndërmerren masat përkatëse ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër