Rrëzohet avioni mjekësor në Indi për shkak të kushteve të motit/ 7 anëtarët e bordit të zhdukur, ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar

Nga Xh M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë.

Sipas raportimeve zyrtare avioni tip Beechcraft C90 ishte nisur nga qyteti Ranchi me pesë pasagjerë dhe dy anëtarë ekuipazhi në bord.

Sipas deklaratës zyrtare, avioni kërkoi të ndryshonte kurs për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Pak më vonë, ai humbi kontaktin me kontrollin ajror dhe u zhduk nga radarët.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e rrëzimit dhe operacioni i kërkim-shpëtimit është në vijim, ndërsa deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ka të mbijetuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër