Klan News ka siguruar dosjen hetimore të vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari nga 40-vjeçari G.B.
Pamjet e kamerave të sigurisë, dhe deklarimet e dëshmitarëve kanë zbardhur sherrin që çoi në vrasjen e Pashollarit.
Sipas bashkëshortes së autorit, me këtë automjet po lëviznin në rrugën Kongresi i Lushnjës, ku janë penguar nga një automjet ngjyrë gri. Sipas Laureta B., bashkëshorti i saj i ka rënë borisë pasi një mjet kishte bllokuar rrugën. Shoferi i mjetit tjetër i ka ofenduar me fjalë të rënda por nuk kanë reaguar dhe kanë vazhduar rrugën.
Pas pak metrash, sipas saj, makina ku ndodhej Pashollari ka ndaluar dhe aty Buçpapaj i ka rënë sërish borisë. Në atë moment deklaron ajo, ka zbritur nga makina një djalë i ri, dhe po ashtu edhe bashkëshorti i saj dhe janë konfliktuar me grushte. Në këtë moment ai është goditur pesë herë me thikë.
Ajo i tha policisë se ka goditur me grushte viktimën dhe personin tjetër që e shoqëronte, ndërsa e ka tërhequr G.B nga krahu për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Pasi kanë ecur me makinën e tyre 60 metra, ata kanë dalë dhe kanë vrapuar për tu larguar, sic shihet në këtë video. Më pas kanë dalë në rrugën e Kavajës dhe kanë marrë taksi për në banesën e tyre në zonën e Sharrës, nga ku ka humbur gjurmët.
Shoku i Egli Pashollarit që shfaqet dhe ai në këtë video thotë se Egli po tentonte të parkonte, por është shqteësuar gjatë gjithë kohës nga boria e mjetit të G.B dhe pikërisht në këtë momente ka nisur përplasja mes tyre.
Pashollari është dërguar në spital nga banorët e zonës, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Sipas ekspertizës, 31-vjeçari ka marrë 5 goditje nga një thikë me palosje, të cilën G.B e mbante me vete në makinë.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit, policia i gjeti atij një armë zjarri për të cilën dispononte leje, 17 fishekë, dhe një tjetër thikë me mbishkrimin ‘G.B’
