Rrëzohet një pemë e madhe në Qendrën e vjetër tregtare në Tetovë, bllokohen disa automjete

Nga D V
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Në orët e para të mëngjesit të sotëm një pemë e madhe është rrëzuar në hyrje të Qendrës së vjetër tregtare në Tetovë.

Zhurma nga rënia e drurit ka shqetësuar banorët, ndërsa pema ka bllokuar një pjesë të hapësirës dhe degët kanë mbuluar disa automjete.

Në vend ka dalë policia dhe zjarrfikësit.

Deri tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar, ndërsa shkalla e dëmeve materiale ende nuk dihet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër