Rrëzohet vinçi te “Rruga A”, reagon Komuna e Prishtinës

nga Xh M

Sot, në rrugën “Rruga A” në kryeqytet është rrëzuar një vinç ku po zhvillohen punime për ndërtiin e objekteve të larta.

Sipas Komunës së Prishtinës, nga rrëzimi këtij vinçi ndërtimi, i nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka reaguar menjëherë pas incidentit të ndodhur sot, duke angazhuar të gjitha ekipet e saj në terren për menaxhimin e situatës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu hetuesit policorë dhe inspektorët e ndërtimit për të vlerësuar rrethanat dhe dëmet e shkaktuara. Ngjarja përfshin rrëzimin e një vinçi ndërtimi, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Janë dëmtuar një pjesë e rrugës pranë një pusetës së kanalizimit, si dhe një pjesë e një ndërtese banesore përballë vendit të ndërtimit”, thuhet në reagimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Komuna e Prishtinës, apelon tek qytetarët që çdo rast i ngjashëm të raportohen menjëherë në numrat emergjent të Qendrës Operative të Kryeqytetit: 0800 12233 dhe 12244.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More