Rritet inflacioni

Nga B.M
285 e lexuar
A+ A-
Rivendos


Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Indeksi i kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, shënoi rritje prej 4.9%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.4%, tha sot enti shtetéror i statistikave.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026, është 0.7%, tha enti.

Rritja e kostos për jetesë né mars 2026 krahasuar me shkurt 2026 në transport ishte 3.4%; pije alkoolike, duhan dhe narkotikë 3.2%; mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë 0.6%; rekracion, sport dhe kulturë 0.5%; shërbime për arsim, kujdesi personal, mbrojtje sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme, ushqime dhe pije jo alkoolike 0.4%; veshje dhe këpucë 0.3%; banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse, informacion dhe komunikim 0.2%; kujdesi shëndetësor, restorante dhe shërbime për akomodim 0.1%

Kostoja e jetesës në grupin Sigurim dhe shërbime financiare, mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak, sipas entit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër