Studentët e UT organizuan matje tensioni, gjaku e nivel sheqeri në ditën e shëndetit

Nga B.M
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 7 Prill, Zhurnal.mk – Studentët e Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës sot për qytetarët e komunës organizuan matje të tensionit të gjakut dhe të nivelit të sheqerit, shpërndanë materiale edukative, si dhe ofruan informacion për kujdesin ndaj shëndetit.

Aktiviteti i sotëm u mbajtë në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit.

Organizatorët dhe krerët e UT-së sipas një komunikate theksuan nevojën për organizimin e veprimtarive të kësaj natyre, të cilat janë në funksion të vetëdijesimit të shoqërisë për parandalimin dhe trajtimin në kohë të problemeve shëndetësore.

Organizatorët bënë thirrje se masat parandaluese ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri.

“… kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet edhe kontrolleve dhe ekzaminimeve të rregullta, për t’i zbuluar problemet shëndetësore sa më herët, pasi në të tilla raste edhe trajtimi është më i lehtë,” shkruan komunikata e UT-së me rastin e Ditës Botërore e Shëndetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër