Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme në 2027, 400 mijë pacientë përfitues

Nga D V
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Fondi për barnat e rimbursueshme parashikohet të rritet me 28% në vitin 2027, duke shkuar në 17.28 miliardë lekë, nga 13.5 miliardë lekë në vitin 2026.

Sipas të dhënave të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029, lista e barnave të rimbursueshme parashikohet të zgjerohet me 20 barna, nga 1,356 në 1,376 barna.

Ndërkohë që deri në vitin 2029 parashikohet të përfshihen 1406 barna.

Po ashtu, skema parashikohet të vijojë të mbështesë rreth 400 mijë pacientë në vit gjatë periudhës 2027–2029.

Financimi mesatar buxhetor për pacient parashikohet të rritet nga rreth 33 750 lekë në vitin 2026 në 43 200 lekë në vitin 2027.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër