Rritet me 7% numri i nxënësve dhe studentëve në konviktet e vendit

Nga Xh M
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik Zhurnal.mk – Numri i nxënësve dhe studentëve të akomoduar në konviktet për arsimin fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit shkollor/akademik 2025/2026 ka arritur në 5.232, që paraqet një rritje prej 7 për qind krahasuar me vitin paraprak 2024/2025, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Gjatë vitit 2025/2026, në vend funksiononin 9 konvikte studentore dhe 19 konvikte për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe të mesme fetare. Në to ishte siguruar akomodim për 3.427 studentë, 1.750 nxënës të shkollave të mesme, 55 nxënës të shkollave fillore, 31 nxënës të shkollës së mesme fetare ortodokse dhe 57 nxënës të shkollës së mesme fetare islame.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër