Rritet ngrohja me inverterë dhe energji diellore, druri ende dominon si burim kryesor

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut po shënohet një rritje e sipërfaqes së banesave që ngrohen, ndërsa druri vazhdon të mbetet burimi kryesor i energjisë për amvisëritë, sipas të dhënave më të fundit statistikore.

Të dhënat tregojnë se po rritet edhe përdorimi i teknologjive më efikase për ngrohje, veçanërisht kondicionerëve inverter, ku janë regjistruar rreth 300 mijë njësi në vend.

Gjithashtu vërehet rritje e sipërfaqes mesatare të banesave dhe hapësirës së ngrohjes, ndërsa është ulur numri mesatar i anëtarëve në amvisëri. Sipas statistikave, sipërfaqja mesatare e banesave është 91.93 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja mesatare e ngrohjes arrin 49.99 metra katrorë. Mesatarisht, një amvisëri përbëhet nga 3.04 persona.

Sa i përket burimeve të ngrohjes, druri zë 38.2% të përdorimit, i ndjekur nga energjia elektrike me 24.6%, ndërsa 18.6% e familjeve përdorin burime të kombinuara. Ngrohja përmes sistemeve publike mbulon rreth 10.8% të amvisërive, ndërsa përdorimi i peletit dhe burimeve të tjera mbetet në nivel më të ulët.

Përdorimi i qymyrit dhe gazit të lëngshëm të naftës nuk është regjistruar gjatë vitit 2024 si burim ngrohjeje në vend.

Ndërkohë, energjia diellore po shënon rritje të dukshme, me rreth 91 mijë amvisëri që kanë instaluar sisteme solare gjatë vitit 2024.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër