Rritet numri i studentëve ë Universitetin “Nënë Tereza”

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shtator Zhurnal.mk – Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup po krijon nevojë të shtuar për hapësira, ndërsa kampusi i ri universitar ende nuk është ndërtuar.

Përballë kësaj situate, Rektorati i UNT-së ka kërkuar mbështetjen e institucioneve qeveritare për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese.

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetahu, ngre alarmin se hapësirat aktuale nuk janë të mjaftueshme për nevojat e universitetit dhe se, deri në ndërtimin e kampusit të ri, duhet të gjendet një zgjidhje e përkohshme për një nga fakultetet, i cili do të duhet të rialokohet në një objekt tjetër.

“Një nga fakultetet duhet të rialokohet në një objekt tjetër për një periudhë të pacaktuar, derisa të ndërtohet kampusi i ri universitar”, ka deklaruar Fetahu.

Sipas Rektoratit, rritja e interesimit dhe e numrit të studentëve e bën edhe më urgjente zgjidhjen e çështjes së hapësirave. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrje institucionale për përmirësimin e kushteve ekzistuese, deri në realizimin e kampusit të ri të UNT-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër