Rritet prodhimi i energjisë së pastër – INSTAT: 20 përqind e energjisë së prodhuar, nga dielli dhe era

Nga Xh M
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 gusht Zhurnal.mk – Energjia e rinovueshme po zë peshë gjithmonë e më të madhe në sistemin energjitik shqiptar. vendi ka siguruar rreth rreth 19 për qind të gjithë energjisë elektrike të prodhuar në vend kryesisht nga impiantet fotovoltaike, pra energjia e prodhuar nga dielli.

Sipas të dhënave të Instat në fund të muajit qershor prodhimi nga burimet e rinovueshme arriti në 448 gigavat-orë, nga 288 gigavat-orë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke pësuar një rritje me 55,6 për qind brenda një viti.

Rritja e prodhimit të energjisë nga dielli vjen në një periudhë kur diversifikimi i burimeve të energjisë dhe shtimi i kapaciteteve të gjenerimit të pastër po marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Zhvillimi i këtyre burimeve ndihmon në diversifikimin dhe në uljen e varësisë që ka sistemi energjitik shqiptar nga reshjet.

Treguesit e sistemit energjitk kanë rezultuar optimist në pjesën e parë të këtij viti ndërsa në periudhën prill-qershor prodhimi neto vendas i energjisë nga hidrocentralet ka shënuar një rritje të prodhimit me mbi 43 %krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Si rezultat edhe eksporti bruto i energjisë elektrike, në tremujorin e dytë të vitit 2026 shënoi rritje. Po ashtu rezulton se konsumi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me mbi 6% ndikuar kjo si nga bizneset ashtu edhe nga familjarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër