Rritet shuma e kompensimit të karburantit për invalidët e punës, shkon në 15 mijë lekë

Nga D. V.
594 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 maj, Zhurnal.mk – Invalidët e punës do të përfitojnë më shumë mbështetje për përballimin e shpenzimeve të karburantit, pasi Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) miratoi rritjen e shumës së kompensimit nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë.

Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore nën drejtimin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Vendimi parashikon rritjen e vlerës së rimbursimit për blerjen e karburanteve për invalidët e punës, me synim lehtësimin e kostove të përditshme për këtë kategori.

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli Administrativ i ISSH-së miratoi edhe projektin e Statutit të ri të institucionit.

Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado, bëri të ditur se statuti përcakton organizimin dhe funksionimin e institucionit, duke synuar forcimin e kapaciteteve administrative dhe rritjen e eficiencës në shërbimet ndaj qytetarëve.

ISSH, theksoi Hado, mbetet i angazhuar në përmirësimin e skemave të sigurimeve shoqërore, modernizimin e proceseve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër