Rritet vetëdija për rrezikun nga melanoma dhe sëmundjet e lëkurës

Nga Xh M
734 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj Zhurnal.mk – Në kuadër të fushatës EURO MELANOMA 2026, sot në Parkun e Qytetit në Shkup u organizuan kontrolle falas për nishane, njolla dhe ndryshime të dyshimta në lëkurë nga dermatologë të njohur. Qytetarët morën edhe këshilla për mbrojtje nga dielli, njohjen e ndryshimeve të rrezikshme dhe përdorimin e duhur të mbrojtjes UV.

Deri në mesditë janë kontrolluar mbi 100 pacientë.

Primarius dr. Zorica Zafiroviq deklaroi se qëllimi i aktivitetit është promovimi i muajit maj si muaj i dedikuar për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit të lëkurës, me theks të veçantë te melanoma malinje.

“Aktiviteti ka zgjuar interes të madh te qytetarët. Po rritet vetëdija për melanomën dhe sëmundjet e lëkurës, ndërsa zbulimi i hershëm ndihmon në trajtimin më të suksesshëm të pacientëve”, tha ajo.

Mjekët theksojnë se falë këtyre aksioneve në vitet e fundit janë zbuluar disa raste të kancerit të lëkurës, ndërsa qytetarët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për kontrollet preventive.

Prof. dr. Silvija Duma nga Klinika e Dermatologjisë tha se numri i të prekurve nga melanoma po rritet çdo vit, ndërsa si arsye përmendi ndryshimet klimatike, ekspozimin e tepërt në diell dhe përdorimin e solarëve, veçanërisht te të rinjtë.

“Në vazhdimësi punojmë për edukimin mbi fotoproteksionin, i cili duhet të fillojë që në moshë shumë të hershme”, deklaroi Duma.

Në kuadër të EURO MELANOMA 2026, kontrolle falas dermatologjike janë organizuar edhe në spitale shtetërore, private dhe shtëpi të shëndetit në të gjithë vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër