Kumanovë, 16 maj Zhurnal.mk – Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se sot pjesëtarë të policisë kanë marrë pjesë në një marshim përkujtimor në rrugët e Kumanovës, në nderim të kolegëve të tyre të vrarë më 9 maj 2015 në Lagjen e Trimave.
Sipas MPB-së, aktiviteti është organizuar nga Klubi Atletik “Aerodrom”, ku kanë marrë pjesë dhjetëra pjesëtarë të njësive të ndryshme policore. Marshimi ka nisur nga Idrizova dhe ka vazhduar drejt Kumanovës.
Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një aktivitet ku nuk është regjistruar asnjë incident apo ofendim ndaj qytetarëve.
MPB shton se aktivitete të tilla janë organizuar edhe më parë dhe se marshimi është zhvilluar në shoqërim të automjeteve zyrtare policore.
Zv.ministri i MPB Astrit Iseni në një linjë telefonike për Alsat tha se bëhet fjalë për maratonë dhe se nuk ka pasur asnjë ofendim ndaj shqiptarëve.
“Siç më informoi kryeshefi i SPB Kumanovë, bëhet fjalë për maratonë të organizuar nga policë të ndryshëm për të shënuar 9 majin, ditën e Evropës. Maratona ka filluar nga Idrizova duke arritur në Kumanovë. Sipas asaj që pashë dhe informacioneve që posedoj, nuk është regjistruar asnjë incident dhe asnjë ofendim ndaj shqiptarëve. Po të kishte, do të reagoja”, deklaroi Astrit Iseni – Zv.ministër i brendshëm.
– Bëhet fjalë për maratonë
– Maratona, nga Idrizova deri në Kumanovë
– Nuk është regjistruar ndonjë incident
Maratona është realizuar nga Idrizova nëpërmjet fshatit Rramali deri në Stacionin policor. Maratona të tilla janë organizuar edhe në të kaluarën. Policët defiluan në shoqërim të makinave policore.
