Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga, dhe Paundi

Nga L. M
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës duke vijuar trendin e tij pozitiv në raport me fillimin e javës teksa është blerë këtë mëngjes me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.5 lekë.

Monedha europiane sakaq nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme as këtë të mërkurë krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 93.3 lekë dhe është shitur me 94.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me 101.8 lekë.

Paundi britanik gjithashtu është forcuar duke fituar pikë nga dita që lamë pas teksa është blerë sot me 109.2 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër