Rritje të kredive mbi 14 përqind

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 tetor Zhurnal.mk – Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në raportin për muajin shtator, ka raportuar se në Maqedoninë e Veriut kemi rritje të depozitave dhe aktiviteteve kreditore, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak.

“Aktiviteti kreditues, në shtator, shënoi një rritje mujore prej 1.3 % dhe rritje vjetore 14.1 %. Rritja është e pranishme në të dy sektorët, ku familjet japin një kontribut më të madh në baza mujore, ndërsa në baza vjetore kontributi është më i theksuar në sektorin e korporatave”, raportoi Banka.

Në pjesën e depozitave, kemi rritje për 0.4 përqind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa 9.2 % në krahasim me atë vjetor, ku rritje më e madhe është te sektori i “amvisërive”.

Qytetarët vazhdojnë të përdorin më së shumti kredinë konsumuese dhe atë të banimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër