“Rrobat që nuk i vesh i çoj në xhami”, Selin zbulon zakonin e saj prej vitesh

Nga D V
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fituesja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një detaj nga jeta e përditshme, duke zbuluar një zakon bamirësie që e ka ndjekur prej vitesh.

Në një mesazh privat të publikuar në ‘story’, një ndjekës e ka pyetur Selinin se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më.

Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por domethënëse: “I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar”.

 Selin/Screenshot

Krahas bisedës së publikuar, Selin ka treguar se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet më shpesh nga ndjekësit e saj.

Ajo sqaroi se në disa raste ua ka dhuruar rrobat edhe vajzave që i kanë shkruar drejtpërdrejt në mesazhe private, por pjesën më të madhe të tyre prej vitesh i dërgon në xhami për t’iu shpërndarë personave në nevojë.

Selin theksoi se këtë veprim bamirësie e ka bërë vazhdimisht, si para pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP, ashtu edhe pas përfundimit të këtij rrugëtimi.

 Selin/Screenshot

 Selin/Screenshot

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër