Rroga mesatare është rritur për 7.6 përqind

Nga Xh M
1,068 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 7.6 përqind në muajin dhjetor, krahasuar me dhjetorin paraprak. Në disa sektorë rritja është edhe në krahasim me muajin paraprak.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Transporti dhe magazinimi për 13.4%, Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 10.9% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, dhe Arsimi për 9.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor është 46 889 denarë, ndërsa rroga mesatare bruto është 70 520 denarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër