Rruga Elbasan–Rrogozhinë 87% e përfunduar, vijojnë punimet në segmentin e Korridorit VIII

Nga D V
1,928 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 korrik Zhurnal.mk – Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të mira, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në 87%.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit. Ndërkohë, në segmentin Papër–Ura e Grykshit, Faza II, kanë nisur punimet për shtrimin e shtresave asfaltike dhe vendosjen e elementeve të sigurisë rrugore.

Sipas ministrit, përfundimi i këtij aksi do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke rritur sigurinë rrugore.

“Përfundimi i këtij aksi do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët dhe bizneset. Do të shkurtojë kohën e udhëtimit, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të mundësojë lidhjen mes zonave përreth”, u shpreh Karakaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër