Rutte mbështet sulmet amerikane ndaj Iranit: Thelbësore që SHBA të reagojë me vendosmëri

Nga D V
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 8 korrik Zhurnal.mk –  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet më të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke u thënë gazetarëve përpara samitit të NATO-s në Ankara të mërkurën se veprimi ushtarak ishte “absolutisht i domosdoshëm.”

“Kur ke një armëpushim dhe Irani në thelb po e shkel atë – kemi parë çfarë ndodhi dje me anijet që u sulmuan – mendoj se është krejtësisht thelbësore që SHBA-ja të reagojë me vendosmëri,” tha Rutte raporton CNN.

Rutte tha se programi bërthamor i Iranit do të jetë në rendin e ditës në seancën kryesore të NATO-s sot. “Pres që aleatët sot të rikonfirmojnë se Irani nuk duhet kurrë, në asnjë rrethanë, të zotërojë kapacitete bërthamore,” u shpreh ai.

Liria e lundrimit do të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve, pasi, sipas tij, “rëndësi vendimtare ka që Ngushtica e Hormuzit të jetë plotësisht e hapur sërish për të gjithë 32 aleatët.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër