Sa vende do të ketë Shqipëria në Parlamentin Europian pas anëtarësimit? Parashikimi i kreut të Komitetit të Jashtëm

Nga Xh M
1,520 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strasburg, 28 qershor Zhurnal.mk – Shqipëria parashikohet të ketë 11 vende në Parlamentin Europian pas anëtarësimit në Bashkimin Europian ndersa Mali i Zi gjashtë vende. Ky parashikim është bërë nga kreu i komitetit të jashtëm David McAllister pasi dy shtetet konsiderohen si anëtaret e rradhës në përbërje të BE-së.

“Aktualisht kemi dhjetë vende që kanë deklaruar se duan të anetaresohen ne Bashkimin Evropian. Së shpejti mund të kemi vendin numër 11-te, Islandën. Këto vende po udhëtojnë me shpejtësi shumë të ndryshme drejt anëtarësimit në BE ndaj Shqiperia dhe Mali i Zi janë më pranë objektivit.”

McAllister e mirëpret iniciativën e kancelarit Merz se nevojiten hapa pozitivë para anëtarësimit në BE në formën e integrimit gradual, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset në vendet kandidate të mund të ndiejnë përfitimet e procesit, përmes integrimit në tregun e vetëm, pjesëmarrjes në programet evropiane ose nismës Roaming Like Home.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër