Tetovë, 25 gusht Zhurnal.mk – Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër, më 26 gusht, gjatë periudhave të caktuara pa energji elektrike do të mbeten konsumatorë në disa vendbanime në vend.
Në Shkup, nga ora 08:00 deri në 10:30, ndërprerje të energjisë do të ketë në fshatrat Letevc dhe Breznicë, si dhe në zonën e tunelit të Katllanovës.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në rrugën „Kozara“ nr. 27A, në Komunën Qendër.
Në Gjorçe Petrov, nga ora 09:00 deri në 15:00, pa energji do të jenë një pjesë e konsumatorëve në rrugën „Apostoll Petkov“. Ndërprerja është paralajmëruar për shkak të zhvendosjes së një linje ajrore kabllore të tensionit të ulët.
Ndërprerje edhe në Tetovë
Në Tetovë, nga ora 08:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e lagjes Dereboj, në zonën e objekteve industriale dhe përgjatë rrugës për në Falishe.
Në mesin e objekteve që do të preken janë ato pranë Mlin Falishe, Albmil, ATA, Separacion Falishe MBG, AK Invest, Adili, Nijazi dhe Shampion.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje është paraparë edhe për konsumatorët në Tetovë në drejtim të rrugës për në Shkup, si dhe për një pjesë të konsumatorëve në zonën e rrugës „M. Acev“.
Në Bogovinë, për shkak të realizimit të një kyçjeje të re, ndërprerja e energjisë elektrike është planifikuar nga ora 09:00 deri në 14:00.
Në Likovë, një pjesë e fshatit do të mbetet pa energji elektrike nga ora 08:45 deri në 13:45.
Pa energji edhe disa fshatra të Gostivarit
Në zonën e Gostivarit, nga ora 06:00 deri në 06:45, pa energji elektrike do të mbeten fshatrat Tumçevishtë, Çegran, Forinë dhe Koritë, si dhe zona pranë stadiumit deri te TS Pollog.
Ndërkohë, nga ora 09:00 deri në 13:00, ndërprerje është paralajmëruar edhe për një pjesë të rrugës „JNA“ në Gostivar, në zonën e daljes pranë kolegjit.
Në Mavrovë, nga ora 10:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në pjesën e fshatit pas varrezave.
Ndërprerjet janë planifikuar për shkak të punimeve dhe ndërhyrjeve në rrjetin elektrodistributiv.
