“Safe City” me kompetenca të reja, gjoba edhe për parkim të parregullt

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 maj Zhurnal.mk – Sistemi “Safe City” do të zgjerohet me funksionalitete të reja dhe në periudhën e ardhshme do të përfshijë një numër më të madh shkeljesh të trafikut, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke theksuar se qëllimi kryesor është përmirësimi i sigurisë në komunikacion dhe kontroll më efikas i shkelësve.

Toshkovskit tha se sistemi tashmë nuk kufizohet vetëm në zbulimin e shpejtësisë së madhe, por përdoret edhe për identifikimin e llojeve të tjera të shkeljeve, përcjell “TV21”.

“Dhe tani konstatojmë një numër më të madh shkeljesh. Nuk është vetëm shpejtësia, por edhe ndryshimi i gabuar i korsisë, kthimi i gabuar dhe kalimi në semafor të kuq”, tha Toshkovski.

Ai shtoi se në periudhën e ardhshme është planifikuar përmirësim i mëtejshëm i sistemit, me ç’rast do të zgjerohet automatikisht lista e shkeljeve që mund të regjistrohen. Një nga fazat e para, siç njoftoi ai, do të jetë edhe vendosja e ndëshkimeve për parkim të gabuar.

“Në pjesën e parkimit të gabuar, kjo do të jetë një nga fazat e para që do të zbatohet”, deklaroi Ministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër