Shkup, 15 Maj, Zhurnal.mk – Studentët protestues shqiptarë në Maqedoni të Veriut kanë paralajmëruar se kërkesa e studentëve të juridikut nuk do të përmbyllet vetëm me kërkesën e tyre për hyrje në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por edhe me krejt telashet e studentëve të tjerë të fakulteteve të tjera të cilët po ashtu nuk po lejojen që t’i japin provimet e tyre profesionale për licenca pune në gjuhën shqipe por detyrohen nga autoritetet t’i japin ato në gjuhën maqedonase, shkruan Zhurnal.mk.
Studenti i fakultetit të juridikut dhe një ndër organizatorët e kërkesave dhe protestës së muajit të kaluar, Mevlan Ademi, tha për Gazetën Koha se kolegët shqiptarë të fakulteteve në psikologji, mjekësisë, arkitekturë, ekonomi, e kështu me radhë, nuk po lejohen nga autoritetet që të hyjnë në provimet në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën maqedonase, për licencat përkatëse për ushtrimin e profesioneve të tyre.
“Bëhet fjalë për një kaos për një të drejtë kombëtare. Besoj se të gjithë duhet të jemi të bashkuar, jo vetëm profesorët, por çdo shtresë e shoqërisë pasi që kjo të gjithëve në tangon. Nga një problematikë tematike u shndërrua në një debat të hapur për përdorimin e gjuhës shqipe në mënyrë zyrtare në institucionet në republkën e Maqedonisë së Veriut. Edhe kjo realisht duhet edhe të jetë pika e jonë. Edhe unë besoj se këtu edhe do të bazohet protesta e jonë kryesisht, se nuk jemi vetëm ne studentët e drejtësisë që e kemi këtë problem,” tha Ademi një bisedë në emisionin ‘Rishtazi’ të gazetës Koha.
Ai në një përgjigje renditi dhe sqaroi problemet e njëjta që kolegët e fakultetëve të tjera i kanë njëjtë sikur vet Ademi e studentët e tjerë shqiptarë të fakulteteve të juridikut.
Ai filloi me kolegen Hava Nasufi, e cila po ashtu është një ndër organizatorët e protestave në mbështetje të studentëve të juridikut.
“Hava është studente në psikologji, por për të marrë specializimin e licencave të veta, (ajo) i ka provimet në gjuhën maqedone”, tha mevlani,për të vazhduar pastaj me të tjerë studentë të degëve të tjera.
“Studentët në mjekësi, provimin verbal që e japin për të marrë licencën e marrin në bazë të gjuhës që e flet komisionari; studentët e arkitekturës licenca për urbanizëm provimin në gjuhën maqedone; studentët e ekonomisë licencat për kontabilist, për punë me letra me vlerë, për auditor, e të gjitha të tjera provlme janë vetëm në gjuhën maqedone,” sqaroi studenti Ademi.
Ai tha se për këto arsye faktike tash e tutje kërkesat dhe protestat e studentëve, përfshirë edhe e paralajmëruara për 18 Maj, do të jenë edhe për krejt degët e tjera të fakulteve ku studentët shqiptarë nuk lejojen të japin provimet e licenave në gjuhën shqipe, por detyrohen nga autoritetet përkatëse të hyjnë në to përmes gjuhës maqedonase.
“E tash të zgjidhim një problem tematike, e të lëjmë të gjithë kolekët anësh, që na ndihmuan, do të na ndihmojnë e janë krah nesh në këtë, është e padrejtë,” tha Ademi.
Mirëpo Ademi problemet në mospërdorimin e gjuhës shqipe nuk i kufizoi vetëm tek studentët dhe licencat sipas degëve përkatëse. Ai rikujtoi se përdorimi i gjuhës shqipe është i cunguar edhe nëpër institucionet shtetërore e varion prej administratës në adminstratë të institucioneve publike.
“Nga ana tjetër, edhe po i zgjidhëm këta (çështje/probleme), përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet tona është në formë minimale. D.m.th. në webfaqe e ke në ballinë në gjuhën shqipe, por kur hyn në dokumente nuk e ke fare (‘në shqip)…inekzistente,” tha ai.
Ademi sqaroi edhe përvojat e këqija që edhe avokatët shqiptarë i kanë në të njëjtën mënyrë nëpër gjykata.
“Dje kishim një avokat në Strugë kur u takuam me studentët, dhe ai shumë mirë e sqaroi se për të dërguar një padi në gjykatë ai si avokat duhet ta dërgoj në gjuhën maqedone, ose kur ta dërgojë në shqip, atëherë ta dërgoj edhe në shqip e maqedonisht,” tha ai.
Ademi përkujtoi edhe përvojën e tij të hidhur me adminstratën e Kuvendit kur e kishte dorëzuar peticionin për provimin e jurisprudencës.
“E njëjta situatë më ndodhi edhe mua. Kur e dorëzova në Kuvend dhe në Qeveri, peticionin. Unë e kisha (peticio,nin) në gjuhën shqipe, por m’u kërkua që ta kem edhe në gjuhën maqedone, ose nuk e pranojnë (administrat e kuvendit). Si mundet në ministrinë e drejtësisë, në agjensionin për zbatimin e gjuhëve, në inspektoratin e zbatimit të gjuhëve të mundet të dorëzojë kërkesë në gjuhën shqipe, e në disa institucione nuk mund ta dorëzojmë në gjuhën shqipe? D.m.th. është krejt ky botëkuptim.. edhe nga vet adminstrata që duhet të fillojnë ta ndryshojnë këtë mendim që e kanë për gjuhën shqipe dhe të nisin të bazohen në ligjin për përdorimin e gjuhës në mënyrë eksplicite …”, tha Ademi, pak ditë para protestës të thirrur në Shkup me 18 Maj për zbatim të plotë të gjuhës shqipe në vend. / Zhurnal.mk
