SafeJournalists: Të rishikohet rregullorja e re e GJKKO-së dhe të dialogohet me gazetarët

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson organizatat e medias në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi, ka kërkuar nga GJKKO-ja të nisë një diskutim të gjerë me gazetarët dhe organizatat përfaqësuese të medias në lidhje me rregulloren e re.

Në një reagim për mediet, SafeJournalists shprehet se rregullat e reja për ndalimin e pajisjeve elektronike në sallat e gjyqeve vështirësojnë raportimin e shpejtë dhe të saktë, veçanërisht për çështjet me interes të lartë publik.

Sipas rrjetit, gazetarëve u kërkohet, si rregull, të depozitojnë telefonat celularë, kompjuterët portativë dhe pajisjet e tjera elektronike përpara hyrjes në sallën e gjyqit.

Rrjeti SafeJournalists vlerëson se këto çështje kërkojnë diskutim të mëtejshëm, veçanërisht sa i përket domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe kushteve praktike që u nevojiten gazetarëve për të kryer punën e tyre.

“SafeJournalists inkurajon GJKKO-në të nisë një dialog të strukturuar me gazetarët dhe organizatat e tyre përfaqësuese gjatë kësaj periudhe fillestare të zbatimit dhe të dakordësojë një rishikim të hershëm të rregullave që lidhen me median pas muajit të parë. Gazetarëve, si rregull, u kërkohet të depozitojnë telefonat celularë, kompjuterët portativë dhe pajisjet e tjera elektronike përpara hyrjes në sallën e gjykimit. Këto janë çështje që meritojnë diskutim të mëtejshëm lidhur me domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe kushtet praktike që u nevojiten gazetarëve për të raportuar në mënyrë të shpejtë dhe të saktë”, thuhet në deklaratë.

SafeJournalists kërkon gjithashtu që rishikimi të marrë në konsideratë përvojën konkrete të gazetarëve dhe stafit të gjykatës, duke përfshirë procedurat e akreditimit, përdorimin e pajisjeve elektronike të punës dhe komunikimin me median.

“Ky rishikim duhet të marrë në konsideratë përvojën konkrete si të gazetarëve, ashtu edhe të stafit të Gjykatës, veçanërisht sa u përket kërkesave për akreditim, përdorimit të pajisjeve elektronike të zakonshme të punës dhe komunikimit me median, me synim bërjen e rregullimeve proporcionale aty ku rezultojnë të nevojshme”, thuhet në deklaratë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër