Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ende nuk ka marrë mbështetjen e plotë politike, ndërsa partitë vazhdojnë negociatat për arritjen e konsensusit.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, tha se pas ndryshimeve në Ministrinë e Drejtësisë janë intensifikuar përpjekjet për miratimin e ligjit.
Sipas tij, ndryshimet fillimisht kishin marrë mbështetje nga partitë parlamentare, por në fazën përfundimtare dy parti u tërhoqën dhe nuk i mbështetën.
“Ligji ende është në fazën e negociatave. Ka përpjekje për ta miratuar”, deklaroi Sali.
Ai foli edhe për Kodin Penal, duke konfirmuar se ministri i ri i Drejtësisë po punon paralelisht edhe në këtë drejtim.
