Sali rithekson premtimin se provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera të njëjta do të mundësohen në shqip

Nga D. V.
829 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 Maj, Zhurnal.mk – Zëvendës-Kryeministri Bekim Sali sot tha në kuvend se qeveria i është përvjellur punës për t’ua mundësuar studentëve shqiptarë që të hyjnë në provimin e jurisprudencës dhe provimeve të tjera të njëjta në gjuhën shqipe.

Ai këtë premtim e ritheksoi duke u përgjigjur në një pyetje të deputetës së BDI-së Rina Hajdari.

“Për herë të parë ekzekutivi qendror ka ndëgju zërin e studentit dhe i ka përvesh krahët që ta zgjidhë problemin e tyre një herë e përgjithmonë,” tha Sali.

“Provimi i jurisprudencës, dhe provimet e tjera të cilat kanë të bëjnë me natyrën e provimit të jurisprudencën, në të ardhmen do të jepen në gjuhën shqipe dhe jo është e vertetuar dhe këtë do ta dëshmojmë shumë shpejt para jush e para opinionit,” shtoi anëtari i qeverisë nga VLEN.

I pyetur për protestat e studentëve, Sali iu kundër-përgjigj Hajdarit e i tha se këto proteste janë reagim i normal i situatës së krijua pas 22 viteve mos-zgjidhje të problemeve të tyre, në kohën kur BDI ishte në pushtet.
“Përndryshe protestat e studentëve i pranojmë si revoltë normale dhe është e drejtë e tyre për të protestuar . ata nuk protestojnë për VLEN-in , protestojnë për frontin evropian dhe bdinë i cili për 22 vite nuk ka arritur një harmonizim të ligjit të bënë me këto ligje në fjalë,” tha Sali. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër