Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, përmes rrjetit tij social ka informuar se ligji për lojërat e fatit është votuar. Mes tjerash Sali ka shkruar se BDI dhe Levica kanë votuar kundër këtij ligji që mbron fëmijët nga kazinotë pranë shkollave.
“Sot u votua ligji për lojërat e fatit! Një fitore e madhe për mbrojtjen e të rinjve dhe familjeve. Kazinotë largohen 500 metra nga shkollat dhe ndalet reklama agresive që i synon fëmijët. Edhe një premtim që bëhet realitet. Edhe një ditë e re, një sukses i ri! BDI dhe Levica sot e bënë me “të shnosh turpin” duke mos e mbështetur dhe votuar kundër këtij ligji që mbron fëmijët nga kazinotë pranë shkollave”, ka shkruar Bekim Sali.
