Sami Lushtaku: I përgjigjem drejtësisë, për dallim nga Albin Kurti që nuk respekton institucionet

Nga Xh M
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Skenderaj, 15 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, para intervistimit nga Prokuroria ka reaguar përmes një postimi publik, duke deklaruar se do t’i përgjigjet drejtësisë dhe se respekton institucionet e Republikës.

Lushtaku në reagimin e tij ka bërë krahasim edhe me kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se “nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë” dhe se “Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht”.

“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë. I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, duke shprehur shpresën që Prokuroria të mos instrumentalizohet politikisht, por të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa presione.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër