Samiti IV i Diasporës, forcim i lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 prill Zhurnal.mk – Samiti IV i Diasporës hapi siparin mbrëmjen e djeshme, në një ceremoni ku të pranishëm ishin personalitete nga vendi dhe bota.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare, u bënë bashkë shqiptarë nga të katërt anët e botës, në një platformë që synon bashkëpunimin, promovimin e identitetit shqiptar dhe zhvillimit shumëpalësh.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga mbrëmja e mirëseardhjes së Samitit të Diasporës me disa nga momentet më të veçanta të këtij organizimi.

Samiti nisi ditën e djeshme dhe do të vazhdojë edhe në datat 14 dhe 15 prill me logon “Përmes rrënjëve lartësohemi”. Ky samit përfaqëson një bashkim simbolik dhe real zemrash shqiptare, duke sjellë së bashku përfaqësues të diasporës, institucioneve shtetërore, biznesit, akademisë dhe shoqërisë civile, me qëllim forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë saj.

Diskutimet janë konceptuar në 18 panele përgjatë tre ditëve, që do të trajtojnë fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve nga Diaspora, rolin e saj në promovimin e turizmit dhe imazhit të vendit, si dhe rëndësinë e transferimit të njohurive dhe eksperiencës në fushat e arsimit, shkencës dhe inovacionit. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ruajtjes së identitetit kulturor dhe gjuhësor, përfshirjes së të rinjve të diasporës në zhvillimet shoqërore dhe politike, si dhe ndërtimit të urave të qëndrueshme të komunikimit mes profesionistëve shqiptarë në mbarë botën.

Gjithashtu, panelet do të adresojnë sfidat dhe mundësitë që lidhen me digjitalizimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e politikave publike për Diasporën, duke synuar krijimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen dhe forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër