Shpëtohen nëna dhe djali i mitur në Shëngjin, konsumuan sasi te konsiderueshme uji

Nga Xh M
1,271 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shengjin, 20 korrik Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë është shmangur në plazhin e Shëngjinit këtë të hënë, ku një grua dhe djali i saj i mitur rrezikuan të mbyteshin teksa ishin futur në det për t’u larë. Incidenti ndodhi në zonën e Ranës së Hedhun. Sipas te dhënave paraprake, nënë e bir, në rrethana ende të paqarta kanë hasur vështirësi në ujë duke rrezikuar jetën.

Ndërhyrja e menjëhershme e rojeve bregdetare te ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, bënë të mundur nxjerrjen e tyre në kohë nga deti.

Shërbimet e urgjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke u dhënë ndihmën e parë mjekësore, pasi dyshohet se kishin konsumuar sasi të konsiderueshme uji.

Aktualisht, nëna dhe fëmija ndodhen në Spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihme mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër