Shkup, 28 shkurt – Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 19-të.
Në rend dite të seancës është shqyrtimi dhe miratimi i llogarisë përfundimtare të Këshillit për vitin 2024, si dhe përcaktimin e numrit të pozitave të lira të prokurorëve publikë në prokuroritë themelore publike në vitet e ardhshme.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit do të debatojnë edhe për lutje-kërkesën e një prokurori publik nga Prokuroria e Lartë Publike.

