“Seancën e kaluar donte ta mbyllte Kuvendin shpejt”/ Balla i përgjigjet Muçit: Ke hallin se pas një viti do lësh mandatin për Qorin

Nga D. V.
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 qershor, Zhurnal.mk – Muçi: Meqë Taulanti foli sot për Ditën e Parlamentarizmit, në seancën e shkuar këmbëngulët për ta mbyllur seancën shpejt e shpejt. Taulanti iu qep protestuesve, duke i akuzuar për krime të supozuara. Populli shqiptar është shkundur dhe ka 31 ditë që përplas krahët për të shqyer zinxhirët me të cilët i mbani lidhur. Ky popull tashmë e ka mposhtur frikën. Këndojnë njëzëri “poshtë patronazhistët”, pa të cilët ju nuk bëni dot. Ju e dini që tani, që edhe Vuçiçi ra nga froni, radhën e ka i juaji. Është strukur te bunkeri i Surrelit. Kryeministrat dorëhiqen, sulltanët si i juaji rrëzohen dhe në fund marrin edhe ata që i kacavirren nga pas. Unë nuk do lodhem që, sa herë të më jepet mundësia, do të kërkoj dorëheqjen tuaj.

Balla: Deputeti që foli ka një hall të madh, se do që ky parlament të mbarojë sa më shpejt, sepse vitin tjetër duhet të lëshojë mandatin, se vjen ai tjetri. Kështu e kanë marrëveshjen: dy vite njëri dhe dy vite tjetri. Llapi, Lapaj ka sjellë tezen, ai tjetri atë që i mban çantën. Këto janë partitë e reja që shkojnë te protesta për selfie dhe të marrin ndonjë mbështetje në Instagram dhe në Facebook, si personazhet e televizionit.

Mos merr veset e vjetra. Pse gënjeve që unë me këta këtu kam rënë dakord 2 javë? Këta s’vijnë pasdite se flenë gjumë. Pikat e rendit të ditës kishin mbaruar. PS-në me forcë nuk e merrni dot asgjë, këtë ta ngulni, për këta, se për ty, sa kam parë si ty unë…

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër