Selmani: Qeveria teknike garanton zgjedhje të drejta

Nga Xh M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 maj Zhurnal.mk – Qeverinë teknike është garancë për zgejdhje të drejta dhe demokratike vlerëson eksperti juridik, Bashkim Selmani. Sipas tij, ajo gëzon edhe mbështetje ndërkombëtare prandaj nuk duhet shfuqizuar.

“Qeveria Teknike është një nga elementet me të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë motiv, asnjë mangësi, asnjë dobësi juridike për të abroguar Qeverinë Teknike për arsye se Qeveria Teknike është garancë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike dhe kjo marrëveshje është e garantuar nga SHBA dhe BE. Për të pasur zgjedhje të drejta dhe të sigurta është menduar të funskionojë Qeveria Teknike por me afatin e saj deri në aderimin e plotë të Maqedonisë në BE. Kjo është pra siguria dhe garanca ndërkombëtare dhe e njejta nuk mund të abrogohet pa garancat e BE-së dhe SHBA-ve për arsye se këto janë dy shtyllat që kanë garantuar të njejtin process”, deklaroi analisti politik Bashkim Selmani.

Selmani njëherit thekson se qeveria aktuale duhet të fokusohet në procesin euro-integrues dhe të përmbushur kushtet dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria në vend që të fokusohet në plotësimin e kushteve dhe standardeve në BE tanimë kjo Qeveri është coroditur dhe godet cdo gjë që ka qenë edhe aq pak pozitive siç e shoh me gjitha ndryshimet që janë sjellur duke filluar nga balanceri, ligji që ka të bëj drejtëpërsëdrejti me interesat që kanë të bëjnë me interesin edhe të shqiptarëve, pra cdo gjë qëështë pak e ngelur kjo qeveri siç duket do të godas dhe do të marr pushtet 100 përqind për veten por jo pushtetin ta ndaj në interesin e qytetarëve dhe për qytetarët”, theksoi Selmani.

Sipas Selmanit duhet të intensifikohen përpjekjet diplomatike për të ruajtur kursin euro-integrues, pasi çdo vonesë në procesin e anëtarësimit në BE ndikon negativisht në mirëqenien ekonomike të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër