Senati i hap rrugën rikthimit të energjisë bërthamore

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Senati italian miratoi dje ligjin që i jep qeverisë bazën ligjore për rikthimin e energjisë bërthamore në vend, me 81 vota pro, 51 kundër dhe 7 abstenime.

Ligji nuk parashikon menjëherë ndërtimin e centraleve bërthamore.

Ai i jep qeverisë 12 muaj kohë, për të hartuar rregullat që do të përcaktojnë prodhimin e energjisë bërthamore, autorizimet, sigurinë dhe menaxhimin e mbetjeve radioaktive.

Qeveria e Giorgia Meloni synon të përfshijë në të ardhmen reaktorë bërthamorë të gjeneratës së re, me argumentin se energjia bërthamore mund të ndihmojë në sigurinë dhe pavarësinë energjetike të Italisë.

Italia kishte katër reaktorë në funksion, por pas referendumit të vitit 1987, në periudhën pas katastrofës së Çernobilit, programi i saj bërthamor u ndërpre.

Vendimi i miratuar tani është ligjor dhe rregullator, si rrjedhojë ndërtimi i centraleve të reja do të kërkojë vendime dhe autorizime të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër