Serbia e vazhdon ndalimin e eksportit të derivateve të naftës

Nga D. V.
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 03 Prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Serbisë vendosi dje që të zgjasë për herë të tretë ndalimin e eksportit të naftës dhe të gjitha produkteve të naftës deri në fillim të majit, për shkak të që kanë shpërthyer në tregun e naftës bruto, si pasojë e luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Në seancën e djeshme, qeveria serbe e ndryshoi vendimin për një “ndalim të përkohshëm të eksportit të naftës dhe derivateve të naftës me qëllim parandalimin e një mungese kritike, pasi ngjarjet globale po ndikojnë ndjeshëm në furnizimin e këtyre mallrave dhe po zvogëlojnë furnizimin”, sipas një njoftimi për shtyp.

Ky vendim u zgjat deri më 2 maj, për të “mbrojtur tregun vendas nga mungesat e produkteve të naftës”, tha qeveria.

Ndalimi fillimisht filloi më 9 mars deri më 20 mars, e pastaj dhe deri më 2 prill dhe tash përsëri deri fillim të majit për të ruajtur tregun vendor me naftë dhe derivatet e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër