Shakira: Lidhja ime me Kupën e Botës është e pandashme

Nga D. V.
1,562 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka folur për lidhjen e saj të veçantë me futbollin dhe Kupën e Botës, duke thënë se kjo marrëdhënie ka ndikuar thellësisht në jetën dhe karrierën e saj.

Në një intervistë për revistën People, ajo kujtoi se Kupa e Botës 2010 ishte një moment vendimtar, pasi aty njohu ish-partnerin e saj, Gerard Pique, me të cilin ka dy djem, Milan dhe Sasha.

Shakira kujtoi gjithashtu performancat e saj në Kupat e Botës, duke nisur nga viti 2006 me këngën “Hips Don’t Lie” e deri te hiti legjendar “Waka Waka” (This Time for Africa), për të cilin thotë se ndryshoi jetën e saj.

 Shakira

Madje, me humor tregoi se fëmijët e saj i quan “fëmijët Waka”, pasi beson se gjithçka nisi falë asaj kënge.

Artistja kujtoi edhe paraqitjen në Kupën e Botës 2014 në Brazil me këngën La La La (Brazil 2014), kur ishte shtatzënë me djalin e saj Sasha.

Sipas Shakirës, çdo Kupë Bote është një ngjarje magjike që bashkon njerëzit, ndërsa arsyeja pse vazhdon të rikthehet në projekte të lidhura me këtë turne është e thjeshtë: “Fati”.

Ajo tashmë ka performuar në hapjen e turneut së bashku me Burna Boy dhe pritet të jetë pjesë edhe e spektaklit historik të finales së Kupës së Botës.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër