Ben-Gvir anulon udhëtimin në SHBA për shkak të vështirësive me marrjen e vizës

Nga D. V.
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tel Aviv, 16 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka anuluar një udhëtim të planifikuar familjar në SHBA, mes vështirësive në marrjen e vizës.

Ambasada e SHBA-së i ka thënë Ben-Gvir-it se ai duhet të paraqitet personalisht për të dhënë shenjat biometrike të gishtërinjve si pjesë e procesit të vizave, raportoi sot e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Kërkesa u interpretua në raportet e mediave izraelite si një shenjë ngurrimi për t’i dhënë atij vizën.

Ben-Gvir ka qenë shpesh në kryetitujt e mediave për veprimet e tij provokuese, të cilat kanë nxitur kritika të gjera dhe dënim ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër