Të dielën pritet vapë përvëluese me temperatura deri në 40 gradë

Nga I.A
1,135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 19 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim do të vazhdojë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.

Më nxehtë pritet të jetë të dielën, kur temperaturat ditore në të gjithë vendin do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone mund të afrohen me 40 gradët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër