SHBA, mbi 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja.

Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan, Eric Wendt, vuri në pah përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext.

Ambasada amerikane theksoi se bashkëpunimi synon ndërtimin e një infrastrukture digjitale më të fortë dhe më të sigurt për Shqipërinë, SHBA-në dhe NATO-n.

“Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thekson Ambasada e SHBA.

artikuj të ndërlidhura